Rita Ora pozon me plot stil, i gëzohet daljes nga karantina 14 ditore

Bota e Yjeve

Rita Ora pozon me plot stil, i gëzohet daljes nga karantina 14 ditore

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:05
Rita Ora

Ajo më në fund është e lirë nga karantina dhe tashmë po publikon fotografi nga më të ndryshme në rrjete sociale.

Të shtunën, këngëtarja ka publikuar fotografi nga Sidney në Instagramin e saj e cila u pa veshur më shumë stil

Rita ka zgjedhur ngjyrën e kaltër kombinim me të zezë dhe ngjyra tjera të përziera e cila dukej shumë bukur.

Këngëtarja edhe njëherë tregoi se ka shije për veshje ndërsa pozonte përballë një muri.

Rita mbante një korse blu që tregonte një figurë, e cila përmbante lule shumëngjyrëshe dhe ishte zbukuruar me lule kristali. Mbi atë kishte veshur një xhaketë me vija me ngjyrë marine dhe të bardhë.

Rita zgjodhi një palë doreza elegante në të njëjtën pëlhurë, teksa mbante në dorë edhe një palë syze. Flokët bionde i kishte lëshuar, derisa e ka përfunduar gjithë dukjen me makijazh.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat