Këngëtarja e njohur flet për shtatzëninë e parë

Bota e Yjeve

Këngëtarja e njohur flet për shtatzëninë e parë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:37
Halsey

Në muajin janar këngëtarja e hitit “Without Me”, Halsey, i surprizoi të gjithë me një lajm shumë të bukur. Ajo zbuloi se është shtatzënë dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Halsey publikoi në Instagram disa imazhe në të cilat shfaqej topless dhe në to dallohej qartë barku i saj i rrumbullakosur.

Ajo përmendi në postim partnerin e saj, Aley Aydin dhe përkrah fotove shkroi: “Surprizë”, shoqëruar me figurën e një shisheje me qumësht, një ylberi dhe një engjëlli.

Ndërkohë së fundmi ajo ka folur për herë të parë për shtatzëninë e parë dhe nëse ishte e dëshiruar apo jo. Përmes disa postimeve enë Instastory ajo është shprehur se shtatzënia e saj ka qenë 100% e planifikuar dhe se ka kohë që tenton të bëjë një fëmijë.

“Shtatzënia ime ishte 100% e planifikuar dhe unë provova shumë herë për fëmijën tim. Por do të isha e lumtur dhe nëse do të vinte në ndonjë mënyrë tjetër”, është shprehur Halsey.

Më herët në vitin 2016-të ajo është rrëfyer publikisht për problemin me fertilitetin dhe se si humbi një fëmijë gjatë një koncerti. Më pas 2 vite më vonë ajo zbuloi se kishte ngrirë vezët e saj në moshën 23-vjeçare.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat