Për Encën të gjithë djemtë janë të lezetshëm, por aziatikët ca më shumë

Bota e Yjeve

Për Encën të gjithë djemtë janë të lezetshëm, por aziatikët ca më shumë

Më: 10 mars 2021 Në ora: 13:54
Enca Haxhia

Enca nuk rresht kurrë se treguari gjithçka mendon, fantazon e çdo gjë tjetër në rrjetet sociale.

Me “pakompleksitetin” e saj, duket se ka bërë për vete të gjithë fansat që janë aty herë për ta komplimentuar e herë për ta kryqëzuar.

Kësaj here këngëtarja ka treguar se ka një debulesë për meshkujt aziatikë.

“Djemtë aziatikë janë të lezetshëm. Dua të them të gjithë djemtë janë të lezetshëm, por desha të shpreh pak më shumë vlerësim për djemtë aziatikë sot. Është faji i tiktok-ut që më ka treguar djem shumë të bukur sot”, ka shkruar ajo krah postimeve.

Pra mos t’i ngelë qejfi askujt, të gjithë janë të lezetshëm, vetëm se sot është radha e aziatikëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat