Eno Popi shfaqet si rrallëherë me të bijën

Bota e Yjeve

Eno Popi shfaqet si rrallëherë me të bijën

Më: 25 mars 2021 Në ora: 20:27
Eno Popi

Maji i vitit 2018-të ishte një muaj i bekuar për moderatorin e njohur Eno Popi. Ai u bë baba për herë të parë, pasi bashkëshortja e tij, Atena Pali, solli në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin, Liv. Eno është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private dhe shumë rrallë e kemi parë të ndajë në rrjete sociale momente nga familjen e tij.

Madje për një kohë të gjatë të voglën e mbajti larg syrit të publikut, për ta ruajtur sa më gjatë privatësinë. Megjithatë tashmë gjërat kanë ndryshuar disi dhe rrallë e për mall ai ndan ndonjë foto me Liv. Së fundmi Eno ka ndarë në Instagram një imazh shumë të ëmbël me vajzën, që duket se është rritur shumë nga hera e fundit që e kemi parë.

“Liv”, ka shkruar Eno përkrah fotos shoqëruar me një zemër të kuqe.

Image
Insta

Sa i përket anës profesionale, kujtojmë se pak kohë më parë Eno Popi u rikthye sërish në ekran me një format të ri televiziv. “Kandidati” quhej emisioni i ri, përmes së cilit Popi na njohu me jetëshkrimin, profilin e punës, profilin personal, projektin politik, objektivat dhe ndryshimin që çdo kandidat për deputet ka në fokus për elektoratin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat