Shshshshtttt, Rihanna sapo e dha lajmin

Bota e Yjeve

Shshshshtttt, Rihanna sapo e dha lajmin

Më: 28 mars 2021 Në ora: 08:00
Rihanna

Së fundmi Rihanna ka festuar 5 vjetorin e albumit të saj të suksesshëm, të titulluar “Anti”, i publikuar në 2016-ën dhe që kryesoi në 200 charte të “Billboard”.

Duke falenderuar ekipin realizues të këtij albumi, Rihanna ka lënë vend që ndjekësit të mendojnë se shumë shpejt ajo do të vijë me muzikë të re.

Kur një prej ndjekësve i komentoi se po realizonte një këngë të re, ylli i muzikës pop vendosi t’i kthejë përgjigje duke i shkruar: “Mendoj se po. Së shpejti”. Kaq ka mjaftuar që fansat e Rihannës ta shpërndajnë kudo komentin e saj duke mos e fshehur gëzimin.

Në një intervistë të dhënë në “Enrertaiment Tonight” disa muaj më parë, Rihanna pohoi se është gjthë kohës duke punuar për muzikë, por sapo të ndihet gati do të sjellë këngë të reja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat