Hailey Bieber bën një ndryshim në dukje

Bota e Yjeve

Hailey Bieber bën një ndryshim në dukje

Më: 30 mars 2021 Në ora: 21:40
Hailey Bieber

Ajo ka ndihmuar burrin e saj Justin Bieber të festojë suksesin e albumit të tij të ri Justice gjatë javës së kaluar.

Hailey Bieber  u duk për mrekulli me stilin e saj të hënën kur vizitoi një sallon bukurie në West Hollywood.

Modelja 24-vjeçare dukej e freskët me stilin e viteve të 90-ta e cila kishte zgjedhur një palë xhinse duke e përputhur me xhaketë dhe me bluzën e zezë të cilën e kishte futur në xhinset e saj.

Image

Ajo kishte ngritur pantallonat lartë për të zbuluar çorapet e saj të bardha të markës Prada. Hailey duket se i ka shkurtuar flokët ndërsa vizitonte sallonin. Ajo hyri me flokët e lidhur mbrapa teksa  doli me flokët e ndarë në mes dhe të lëshuara poshtë shpatullave.

Vajza e Stephen Baldwin bllokoi diellin me syze me ngjyrë të zezë dhe ajo bëri pjesën e saj për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit duke vendosur një maskë të gjelbër të errët.

Hailey përfundoi dukjen me një çantë lëkure të zezë të rrumbullakosur të cilën ajo e mbante nën krahun e saj kur mbërrinte dhe largohej nga salloni.

Ajo qëndroi e hidratuar dhe e shëndetshme duke pirë një lëng jeshil ndërsa u largua nga salloni.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat