E bija e Heidi Klum debuton në ballinë reviste

Bota e Yjeve

E bija e Heidi Klum debuton në ballinë reviste

Më: 9 prill 2021 Në ora: 20:24
Leni, e bija e modeles, Heidi Klum

Leni, e bija e modeles së njohur gjermano-amerikane, Heidi Klum, ka debutuar të premten në ballinën e një reviste.

16-vjeçarja ka qenë pjesë e ballinës së revistës “Glamour” në Gjermani, në 20-vjetorin e revistës, kur u shfaq përkrah nënës së saj, tani 47-vjeçare. Leni ka treguar se është e natyrshme para kamerës dhe se mund të ndjekë hapat e nënës së saj në botën e modelimit.

16-vjeçarja ka falënderuar të gjithë ata që janë angazhuar në realizimin e kësaj balline.

“20-vjetori i ballinës së revistës. Falënderoj të gjithë ata që e bënë kaq të veçantë paraqitjen time. Është nder që ballinën e ndaj me nënën që ka qenë modelja e parë e ballinës së revistës gjermane”, ka shkruar Leni në Instagram.

Gjatë muajit të kaluar, Heidi është shprehur e lumtur për pamjen natyrale të së bijës, kur ajo i postoi një fotografi në rrjetet sociale.

“Nuk është e edituar dhe nuk ka filtër. Krejt natyrale”, kishte shkruar nëna e katër fëmijëve. Përkrah njëra-tjetrës, ato kanë treguar për ngjashmërinë dhe mundësinë që e bija të jetë mbretëreshë e modës.

Paraqitja e Lenit në një ballinë reviste u bë vetëm disa muaj pasi Heidi kishte thënë se nuk mund të ishte më e lumtur kur e bija debutoi në sfilatë mode dhe siguroi një numër kontratash.

“Po punon mirë. Për një kohë të gjatë ka ndërruar të jetë modele”, kishte thënë Heidi për revistën “People”.

Leni kishte siguruar një punë që në moshën 12-vjeçare, por nëna donte që të rritej për angazhime në modë.

E bija gjithashtu ka debutuar edhe në ballinën e revistës “Vogue”.

“Ishte vetëm çështje kohe kur unë do të bëhesha modele. Nisi në moshën 12-vjeçare kur unë reklamova Brandy Melville”, ka thënë 16-vjeçarja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat