Pas dy divorceve, Jennifer Aniston do të bëhet nënë për herë të parë!

Bota e Yjeve

Pas dy divorceve, Jennifer Aniston do të bëhet nënë për herë të parë!

Më: 13 prill 2021 Në ora: 12:15
Jennifer Aniston

Jennifer Aniston, e cila u bë e famshme nëpërmjet rolit si Rachel Green në serialin “Friends”, së shpejti do të bëhet nënë.

Burime për “Closer” kanë treguar se Jennifer, e cila është divorcuar dy herë, ka vendosur të adoptojë një vajzë nga jetimorja “Casa Hogar Sion”, e cila ndodhet në Meksikë.

Ajo ka qenë gjithmonë shumë mbështetëse dhe ka ndihmuar për një kohë të gjatë të gjithë fëmijët në jetimore, ndërkohë që miqtë e saj kanë zbuluar se procesi i birësimi pritet të finalizohet në muajin qershor.

Image

“Jennifer ndjeu se ribashkimi i ‘Friends’ ishte koha e përkryer për t’i dhënë skuadrës lajmin e madh për fëmijën. Ndërsa vajzat tashmë e dinin, pasi takohen rregullisht me njëra-tjetrën, ajo mendoi se do të ishte diçka e veçantë ta thoshte këtë kur edhe djemtë të ishin aty.

Kjo për shkak se ajo i sheh ata më rrallë, nga jeta e zënë dhe angazhimet e shumta që kanë.

Image

Duke qenë se kanë kaluar bashkë pothuajse një dekadë, ato dinë pothuajse çdo gjë për jetën e njëri-tjetrit dhe gjithashtu, kanë mbështetur njëri-tjetrin gjatë kohëve të vështira që kanë kaluar, përfshirë edhe divorcin e dhimbshëm të Jennifer.

Image

Duke ditur se sa janë prekur nga historia e saj, të gjithë u gëzuan nga lajmi emocionues që Jennifer u dha”,- tha një burim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat