Emina po bëhet gati për ndryshime të mëdha në jetë

Bota e Yjeve

Emina po bëhet gati për ndryshime të mëdha në jetë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 15:14
Emina Çunmulaj me vajzat e saj

Dy ditë më parë, Emina Çunmulaj zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Me një foto përkrah dy vajzave të saj, modelja shqiptare zbuloi lajmin e ëmbël dhe gjininë e bebushit. Ajo tregoi se së shpejti do të sjellë në jetë një djalë dhe vajzat e saj do të bëhen me vëlla.

“Mezi po presim që të njohim vëllain tonë”, shkruhej në truporet e vajzave dhe të Eminës.

“Vogëlushi është rrugës dhe ne jemi të gjithë shumë të lumtur”, shkroi modelja përkrah fotos. Menjëherë pas postimi ajo mori qindra mesazhe urimi nga njerëz të afërt dhe fansa të saj që e ndjekin prej kohësh.

Ndërkohë që familja po zgjerohet Emina po përgatitet për ndryshime në jetën e saj. Së fundmi ajo ka publikuar në Instagram një foto brenda makinës dhe me shaka ka shkruar se shumë shpejt do i duhet të blejë një mini fugon për të mbajtur brenda të tre fëmijët.

Sot ajo ka ndarë një tjetër foto të adhurueshme me dy vogëlushet e saj, Mia Soraya dhe Ella Faria, që shihen duke i përkëdhelur barkun.

“Bota ime e vogël do të bëhet pak më e madhe”, ka shkruar Emina përkrah fotos së ëmbël.

Kujtojmë se prej shumë vitesh, Emina jeton në Amerikë, ku ka krijuar familjen e saj me biznesmenin, Sam Nazarian.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat