Kendall Jenner gënjen motrat e saj se është fejuar me Devin Booker

Bota e Yjeve

Kendall Jenner gënjen motrat e saj se është fejuar me Devin Booker

Më: 2 maj 2021 Në ora: 20:56
Kendall Jenner

Kendall Jenner ka vendosur që t’iu bëjë një ‘prank’ motrave të saj.

Ajo pasi pranoi lidhjen e dashurisë me Devin Booker, tashmë ka vendosur t’i gënjejë se është fejuar, shkruan Mirror.

Jenner së bashku me Kourtney u lidhën direkt me motrat e tjera, ndërsa shijonin pijen e markës 818 të Kendall.

Video filloi me dyshen që diskutonte për kombinimet e tyre më të çuditshme të ushqimit, por supermodeles së shpejti iu kërkua t’i tregonte familjes së saj për “fejesën”.

25-vjeçarja u shpreh: “O Zot, por është e besueshme kështu që unë do ta bëj”.

Nëna e saj menjëherë iu përgjigj se po gënjen, duke bërë qe palët të qeshnin pa fund.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat