Dua Lipa mahnit publikun me veshjen e saj në “Brit Awards”

Bota e Yjeve

Dua Lipa mahnit publikun me veshjen e saj në “Brit Awards”

Më: 11 maj 2021 Në ora: 21:29
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare po merr pjesë në ndarjen e çmimeve “Brit Awards”.

Dua Lipa, 25 vjeç, do të ngjitet në skenë në Brit Awards 2021 të mbajtur këtë mbrëmje për një performancë, por përpara kësaj ajo pozoi për kamerat në tapetin e kuq dhe sigurisht tërhoqi vëmendjen, shkruan iHeart Radio.

Këngëtarja ktheu kokën në një fustan mini të verdhë, i cili ishte mjaft i shkurtër dhe ekspozonte fizikun e saj të bujshëm. Si pjesë e dukjes të saj të ‘rrezikshme’, ajo shtoi getat seksi në pamjen e saj dhe çizme lëkure me takë të lartë.

Krijuesja e hiteve New Rules përfundoi pamjen e saj me një model flokësh të larguara nga fytyra që nga fansat e saj u krahasua me stilin e flokëve që mbante artistja e ndjerë Amy Winehouse. Ajo pozoi me besim për kamerat në poza të ndryshme para se të dilte në vendin e ngjarjes.

Fansat kanë hyrë me shpejtësi në rrjetet sociale për të ndarë mendimet e tyre për veshjen e Duas ku u komplimentua mjaft shumë për stilin e veçantë.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat