Dëshironte pushime luksoze në Maldive, Rezarta Shkurta bëhet për spital

Bota e Yjeve

Dëshironte pushime luksoze në Maldive, Rezarta Shkurta bëhet për spital

Më: 13 maj 2021 Në ora: 18:22
Rezarta Shkurta me burrë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, mesa duket gjatë këtyre ditëve nuk është ndjerë mirë.

Kjo pasi ajo ka treguar përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, se është detyruar të marrë trajtim në spital.

Në imazhin e ndarë me fansat në InstaStory, Rezarta tregon veten e saj të shtrirë në krevatin e spitalit, dhe burrin e saj duke dalë jashtë dhomës.

Ndërkohë, më e çuditshmja është se ajo shkroi në përshkrimin e fotografisë: “Pushime në Maldive”.

Mesa duket, ajo kishte parashikuar që këto kohë të nisej për në ishujt e largët, për të kaluar disa ditë të mira pushimi, por që qenka detyruar ta anulojë për shkak të sëmundjes.

Rezarta përndryshe njihet si një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, e cila ndër vite i është përkushtuar shumë biznesit të saj të fotografive.

Ndërkohë sa i përket muzikës, ajo ka vite që nuk ka sjell për publikun ndonjë projekt të ri muzikor. 

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat