Këngëtarja realizon duetin më të bukur të jetës së saj

Bota e Yjeve

Këngëtarja realizon duetin më të bukur të jetës së saj

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 12:42
Dafina Zeqiri me nenen e saj

Dafina Zeqiri ka realizuar një nga ëndrrat e saj më të mëdha. Më në fund, ajo ka përfunduar një këngë me nënë e saj dhe lajmin e ka dhënë vetë në Instagram.

Këngëtarja ka postuar në Instastory një foto, ku shfaqet mamaja e veshur me të bardha.

“Sa e lumtur jam që e kam një këngë bashkë me ty më në fund! Dafinëmoj”, ka shkruar Dafina krah fotos, duke zbuluar se kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të ri të saj.

Fansat janë bërë shumë kuriozë se çfarë rryme muzikore do të jetë kënga dhe cila do të jetë fabula e saj.

Kujtojmë që në intervista të ndryshme, Zeqiri ka treguar se ka një dobësi shumë të madhe për mamanë e saj, pasi bashkë kanë kaluar periudha të vështira në jetë.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat