Këngëtarja e njohur shqiptare drejt martesës

Bota e Yjeve

Këngëtarja e njohur shqiptare drejt martesës

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 10:27
Edita Sopjani

Edita Sopjani ka folur së fundmi për planet e martesës. Këngëtarja nga Kosova konfirmoi se dasma do të mbahet në Korrik me të fejuarin prej dy vitesh, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Me Përparimin njihemi afër tre vite dhe ka ndodhur krejt rastësisht. Familjet tona njiheshin më herët, momenti kur u takuam me njëri-tjetrin ka qenë ajo shkëndija që thua ky qenka i duhuri.“, tha Edita.

Këngëtarja u ndal gjithashtu dhe tek karriera muzikore. Prej kohësh është shkëputur nga zhanri me të cilin u bë e famshme për t’ju përkushtuar muzikës popullore, ndaj dhe ka munguar në syrin e publikut sa i përket klipeve.

“Duke u rritur në një familje ku ka qenë prezente gjithmonë muzika, sidomos popullorja kam vendosur të drejtohem tek kjo lloj muzike. Fillova me dasma por erdhi vullkani i pandemisë dhe na çrregulloi por besoj se kjo verë do të na lejojë të vazhdojmë punën si duhet.“, tha Edita.

Pavarësisht angazhimeve nëpër dasna, Edita konfirmoi se po punon për të sjellë një këngë të re, që do të jetë një bashkëpunim me një reper shqiptar që jeton dhe vepron në Texas, SHBA. 

Image
Edita Sopjani
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat