Çfarë bën mami Afërdita Dreshaj kur djalin e zë gjumi?

Bota e Yjeve

Çfarë bën mami Afërdita Dreshaj kur djalin e zë gjumi?

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 10:33
Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl me djalin e tyre

Kur Sky Blue e zë gjumi, mami Afërdita nis ta shohë të voglin e saj në foto e video duke mos u mjaftuar me bukurinë e tij.

“Je kaq perfekt zemër. Kur ti fle unë thjesht shikoj fotot dhe videot e tua”, ka shkruar këngëtarja krah fotos së të birit, për të cilin deri më tani ka treguar se është një fëmijë shumë i qetë.

Me copëza të vogla fotosh e momentesh, Afërdita ka treguar se po e shijon siç duhet mëmësinë me Sky Blue.

Image

Me ardhjen e tij në jetë, impenjimet kanë vazhduar njësoj, ajo i është rikthyer palestrës dhe tanimë është sërish në formë.

Dhe të gjitha këto sepse siç ka thënë vetë ajo, sepse Sky është një fëmijë shumë i mbarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat