Chiara Ferragni bie nga froni, kush është italiani që po bën namin në Instagram

Bota e Yjeve

Chiara Ferragni bie nga froni, kush është italiani që po bën namin në Instagram

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 07:26
Chiara Ferragni

Pasi u kthye në “tempullin” e karantinës, TikTok vijon bujën dhe të jetë rrjeti social më i përdorur i momentit nga adoleshentët dhe të rinjtë. Influenca e këtij aplikacioni është aq e madhe saqë ka ndryshuar jetën e shumë të rinjve që janë bërë pesonazhe të njohur e miliarderë në një moshë të vogël.

Së fundmi, TikTok ka hequr Chiara Ferragni nga froni i italianes më të ndjekur në Instagram.

Ajo ka 23.9 milionë ndjekës, duke u renditur e para në këtë rrjet sociale! Mirëpo, influencuesja, në orët e fundit, e ka humbur pozicionin e saj pasi është tejkaluar nga ylli italian i TikTok-ut, Khaby Lame, i cili është tiktokeri italian më i ndjekur.

Image

Khaby Lame numëron 24.3 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa në TikTok, ai ka plot 75.6 milionë ndjekës. Siç thuhet në mediat italiane, fitimet e Khaby-t nga TikTok kapin një shifër të majme. Videot e tij kanë fabulën më të thjeshtë të mundshme, mirëpo kanë fituar zemrat e miliona njerëzve nga gjithë bota.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat