Valentina Spaho rikthehet me veshjet tradicionale

Bota e Yjeve

Valentina Spaho rikthehet me veshjet tradicionale

Nga: Maksim Gjoka Më: 26 qershor 2021 Në ora: 08:44
Valentina Spaho

Ajo ka kohë që jeton larg mediave e botës së zhurmshme të show-bizit shqiptar pasi ashtu i ka pëlqyer ka vite.

Kjo është Valentina Spaho që nëse mendoni se i është rikthyer  e keni gabim, apo ka ardhur me diçka mahnitëse teksa i sheh fotot e saj më të reja me veshje tradicionale të Malësisë shqiptare.

Fotot që të lenë pa fjalë e tregojnë ish këngëtaren dhe motrën e artistes së njohur Gjyste Vulaj vërtetë mjaft bukur e që i rrinë mjaft mirë këto tesha sidomos xhubleta e famshme shqiptare.

Por e veçanta e këtij seti fotografik është dhe vajza e saj e vogël e cila sapo ka mbushur 3 vjeçe ku duket se përcjell me dashuri traditën e të parëve.

Valentina së bashku ne bashkëshortin dhe vajzën Valbesa kanë lënë për pak kohë Amerikën dhe po qëndrojnë në Malësi. Ne ju sjellim këto super foto ku sjellin nënë dhe bijë plot bukuri si kurrë më parë.BS

Image
Valentina Spaho
Image
Valentina Spaho
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat