Motra e Britney Spears merr mesazhe kërcënuese në rrjete sociale

Bota e Yjeve

Motra e Britney Spears merr mesazhe kërcënuese në rrjete sociale

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 07:16
Britney Spears, Jamie Lynn Spears

Pasi Britney Spears bëri një rrëfim shokues për jetën e saj nën kujdestarinë e të atit, e motra Jamie Lynn Spears theu heshtjen dhe vendosi të flasë për herë të parë për këtë çështje. Në fillim të kësaj jave ajo publikoi një video në Instagram, ku u shpreh se nuk ka folur më parë, pasi i takonte vetë Britney-t që të tregonte të vërtetat mbi jetën e saj.

“Arsyeja e vetme pse nuk kam folur më parë, është sepse mendoja se nuk më takonte mua kjo gjë për sa kohë motra ime është e aftë të flasë vetë dhe të thotë atë që ndjen publikisht. Tashmë që ajo ka folur dhe ka thënë hapur ato që kishte nevojë të thoshte, mendoj se mund të ndjek rrugën e saj dhe të them çfarë duhet të them”, u shpreh aktorja.

Ajo tha se e ka dashur dhe mbështetur Britney-n që nga dita kur ka lindur.

“Kam bërë një zgjedhje shumë të vetëdijshme që të përfshihem në jetën e saj vetëm si motra, si një teze për djemtë e saj. Ndoshta nuk e kam mbështetur ashtu siç do të donte publiku me një hashtag në një platformë publike, por ju siguroj se e kam mbështetur motrën time para se të kishte një hashtag dhe do e mbështesë edhe më vonë”, tha Jamie.

Mirëpo pas këtyre fjalëve, Jamie Lynn ka treguar se ka marrë mesazhe kërcënuese. Në një deklaratë të publikuar në Instagram ajo ju ka kërkuar njerëzve që të mos i dërgojnë më mesazhe kërcënuese me vrasje asaj dhe familjes së saj.

Image
Insta

“Përshëndetje, unë respektoj që çdo njeri ka të drejtën për t’u shprehur, por a mund të ndaloni së më dërguari mesazhe kërcënuese, veçanërisht kërcënimet me vdekje për fëmijët”, ka shkruar Jamie në një postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat