Rita Ora duket mahnitëse me dukjen në të bardha

Bota e Yjeve

Rita Ora duket mahnitëse me dukjen në të bardha

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 10:33
Rita Ora

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, do të publikojë sot (e premte) klipin e saj më të ri.

Bëhet fjalë për videon muzikore të këngës “You For Me”, të cilën ajo e ka publikuar së fundmi në bashkëpunim me DJ Sigala.

E teksa është në pritje të lansimit të klipit, Rita po tregohet mjaft aktive për ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, ku është shfaqur mjaft tërheqëse në të bardha.

Këngëtarja shqiptare dukej bukur e veshur me një palë pantallona të bardhë dhe një xhaketë të së njëjtës ngjyrë, teksa kishte një bluzë të shkurtër në pjesën e sipërme.

“Fendi e para gjithmonë”, shkroi Ora në mbishkrimin e fotografisë, referuar veshjeve të markës ‘Fendi’.

Rita përndryshe kohëve të fundit mori pjesë në një mbrëmje speciale të “Vogue Arabia” në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku mbajti një fjalim mbi modën dhe jetën e saj si këngëtare dhe blogere e suksesshme. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat