Dafina Zeqiri e ri-publikon videon e fansit që i këndonte vargjet e këngës së saj duke bërtitur

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri e ri-publikon videon e fansit që i këndonte vargjet e këngës së saj duke bërtitur

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 17:44
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është duke vazhduar të mbajë koncerte anë e mbanë trevave shqiptare.

Teksa iu është rikthyer grumbullit të fansave pas dy vitesh mungesë, këngëtarja jo pak herë po rastis edhe në momente interesante me ta gjatë performancave të saj.

I tillë ka qenë rasti i fundit në një nga koncertet e saj në Prishtinë, ku një fans i këngëtares ka realizuar një video, teksa interpretonte këngën e saj “Duro” kur ajo gjendej në skenë.

Image

Fansi i flaktë nga audienca i këndonte paraprakisht vargjet e këngës dhe i zgjaste zanoret, duke marrë kështu vëmendjen e personave të pranishëm në koncert.

Videoja në fjalë është bërë virale në rrjetin social TikTok dhe mesa duket nuk shpëtoi pa i rënë në sy edhe vet Dafinës.

Ka qenë vet këngëtarja Zeqiri ajo e cila me të parë videon, vendosi që të ndajë atë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Unë po të isha në audiencë”.

Dafina përndryshe këtë verë ka sjell dy projekte muzikore shumë të suksesshme, “Jaba” dhe “Pa ty (remiks)” në bashkëpunim me Cricket dhe Endrit Mumajesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat