Donaldi i kundërpërgjigjet Borës me të njëjtën monedhë

Bota e Yjeve

Donaldi i kundërpërgjigjet Borës me të njëjtën monedhë

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 21:48
Donald Veshaj, Bora Zemani

Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë. Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Që të dy po e shijojnë mjaft jetën e tyre “single” të paktën kështu duket nga rrjetet sociale. Së fundmi, Bora publikoi një foto në Instagram, dhe të gjithë e morën mbishkrimin e saj në gjuhën angleze si një thumb drejtuar Donaldit.

 “Ajo nuk po kërkonte një kalorës, ajo po kërkonte një shpatë”, shkruhej në postimin e Borës.

Image

Nuk vonoi shumë dhe Donaldi e mori këtë mesazh dhe nisi të kundërpërgjigjej nëpërmjet thumbave.

“Kërkohet një vend pune për një person që gjen quotsa anglisht. Të interesuarit në dm ose Wp”, shkruan ai.

Image

Ndërkohë, në “Instagram-in” e Borës në postimet e fundit të gjitha janë mbishkrime në anglisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat