‘Më kanë quajtur të çmendur e gënjeshtare, por unë jam e sëmurë’

Bota e Yjeve

‘Më kanë quajtur të çmendur e gënjeshtare, por unë jam e sëmurë’

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 19:08
Giorgia Soleri, Damiano David

Influencuesja dhe modelja, Giorgia Soleri, është e dashura e Damiano David, frontmenit të grupit “Maneskin” që në vitin 2021 e fitoi festivalin Sanremo dhe Eurovisionin.

Ajo vendosi të flasë për gjendjen e saj për herë të parë në vitin e kaluar. Njëherësh, pas festivalit evropian të këngës, kishte folur edhe për seksualitetin e saj duke pranuar se është biseksuale.

Kush është femra me të cilën u dashurua Damiano David

Giorgia Soleri, një influencuese 25 vjeçare, është e dashura e Damiano David – frontmenit të grupit fitues të Eurovisionit, “Maneskin”. Pas katër viteve të kaluara në lidhje sekrete, ata vendosën ta bënin publike romancën e tyre. Fansat nuk e pritën, ata ishin mahnitur dhe përnjëherë në rrjetet sociale, u rrit numri i ndjekësve të saj.

Ajo është një vajzë e veçantë, njësoj sikurse i dashuri i saj, që i pëlqen ta shfaqë veten në të gjitha aspektet. Në profilet e saja në rrjetet sociale ka fotografi nga më të thjeshtat – duke lexuar një libër, e deri të ato më provokueset.

Image

Në të kaluarën, Giorgia u ka thënë fansave të saj se vuan nga një sëmundje që njihet si Vulvodynia.

Vulvodynia: Sëmundja e Giorgia Soleri

Vulvodynia paraqet dhimbje kronike në vulvë, zona në pjesën e jashtme të organeve gjenitale femërore. Zakonisht përshkruhet si ndjenjë e djegies, pickimit, kruajtjes ose skuqjes. Vulvodynia përkufizohet si dhimbje që zgjat më shumë se tre muaj dhe nuk ka një shkak të qartë të identifikueshëm, siç është një infeksion ose një çrregullim i lëkurës.

Kjo dhimbje mund të shkaktojë mosfunksionim seksual dhe mund të ndikojë negativisht në cilësinë e jetës së një femre.

Çrregullimi është klasifikuar si ‘ekskluzivisht psikosomatik’. Për shkak të origjinës së supozuar psikogjenike, vulvodynia është përjashtuar prej kohësh nga kërkimet mjekësore dhe është etiketuar si një fenomen i zakonshëm.

Problemet që lidhen me patologjinë, megjithatë, janë rivlerësuar nga studiuesit vetëm vitet e fundit, aq sa mbetet akoma një çrregullim që tërheq vëmendjen e mjekëve, seksologëve dhe gjinekologëve.

Image

Në tetor të vitit 2020, Giorgia pranoi se vuante nga kjo gjendje përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ju kam thënë për sëmundjen time, tash do t’jua shpjegoj. E quajnë ‘sëmundje e padukshme’, por më kujtohen me precizitet të skajshëm të gjitha sakrificat dhe kufizimet që mi ka shkaktuar. Kjo fotografi është bërë në një nga netët e pafundme që në këto tetë vjet janë ndërprerë nga dhimbja, dridhjet, britmat dhe lotët, dhe të cilat ma kanë shkatërruar jetën”.

“Më kanë thënë për gjithçka, se jam e çmendur, e shqetësuar, e ftohtë, gënjeshtare, se kam frikë nga seksi, se duhet të masturbohem më shumë. Pjesa më e vështirë është vetmia ekstreme në të cilën jeni duke u gjykuar nga ata përreth jush dhe keqkuptuar nga ata që duhet të gjejnë një diagnozë”.

“E kuptova se nuk jam vetëm, por se ka shumë njerëz të prekur nga kjo patologji. Ata nuk janë fajtorë, nuk janë të prishur dhe nuk janë të dëmtuar. Të sëmurët janë të sëmurë dhe meritojnë mirëkuptim dhe respekt”, ka thënë Giorgia lidhur me sëmundjen e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat