Rita Ora shkëlqen në jurinë e ”The Voice”

Bota e Yjeve

Rita Ora shkëlqen në jurinë e ”The Voice”

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 00:45
Rita Ora

“The Voice Australia”, kompeticioni muzikor ku pjesë e jurisë është edhe artistja shqiptare, Rita Ora, është renditur ndër emisionet më të ndjekura në Australi dhe vetëm me episodin e kësaj të marte tërhoqi miliona shikues.

Sipas prestigjiozes “DailyMail”, kjo shënoi natën e tretë radhazi që programi kishte sjellë më shumë se një milion shikues në pesë qytetet kryesore, Sydney, Melbourne, Brisbane, Adelaide dhe Perth.

Ajo që tërhoqi më shumë shikues ishte premiera e sezonit të së dielës, duke shënuar nisjen e saj më të madhe në pesë vjet me 1.33 milion shikues në kryeqytetet. Duhet theksuar se shfaqja pati një epërsi të fortë pas dy javësh të mbulimit të Lojërave Olimpike të Tokyo-s.

Kujtojmë se ky kompeticion organizohet nga Sonia Kruger, dhe pjesë e  jurisë janë : Rita Ora, Guy Sebastian, Jessica Mauboy dhe Keith Urban.

Artistja shqiptare si pjesë e panelit të jurisë së “The Voice Australia” ka përjetuar së fundmi një situatë aspak të zakonshme.

Në episodin e kësaj të marte, një konkurrent i quajtur Henry Starr, u zhvesh dhe nisi të bënte striptizëm shumë afër këngëtares, duke nxitur kështu reagime në publik. Edhe pse ai nuk u kualifikua për më tej në këngë, padyshim që performanca e tij do të mbahet mend gjatë.

“Rita është aq flirtuese”, vuri në dukje një fans në komentin e tij në Twitter.

“Ishte brilante”, shkroi një tjetër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat