Afërdita Dreshaj tregon arsyen e vërtetë të zhvendosjes tek familja e bashkëshortit në Republikën Çeke

Bota e Yjeve

Afërdita Dreshaj tregon arsyen e vërtetë të zhvendosjes tek familja e bashkëshortit në Republikën Çeke

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 10:27
Afërdita Dreshaj

Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj çek, Jakub Kindl, kanë udhëtuar së bashku me të birin drejt Çekisë, ku do të jetojnë për muajt në vijim. Partneri i këngëtares, i cili është hokeist, do të luajë tashmë me një skuadër evropiane.

Këtë e ka konfirmuar vetë modelja me anë të disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat Jakub shihet duke luajtur në pistën e akullit.

“Krenare për burrin tim! Urime dashuria ime, jemi shumë të lumtur që do të luash me ‘Pilsen këtë vit’. Mezi po pres për këtë rrugëtim të ri bashkë me Sky”, shkroi Afërdita në postimin e saj, duke konfirmuar se arsyeja e largimit nga Amerika lidhet me jetën profesionale të bashkëshortit të saj dhe jo me gjendjen ekonomike.

Image

“Kontrata u nënshkrua, skuadra ‘Espinal Adler’”, shkroi Afërdita në një postim tjetër.

Image

Afërdita dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë në muajin mars. Ajo solli në jetë djalin, Sky Blue, të cilin e prezantoi menjëherë me ndjekësit. Afërdita ndan në rrjetet sociale shpesh foto të bebit dhe madje i përgjigjet edhe kuriozitetit të ndjekësve të saj rreth tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat