Dhurata Dora emocionon me foton e rrallë përkrah Sabri Fejzullahut

Bota e Yjeve

Dhurata Dora emocionon me foton e rrallë përkrah Sabri Fejzullahut

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 07:33
Sabri Fejzullahut, Dhurata Dora

Sot Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të suksesshme në industrinë muzikore dhe duket se kjo ka qenë ëndrra e saj e fëmijërisë që ka mundur ta bëj realitet. Dikur Dhurata ishte fanse e artistëve të mëdhenj shqiptarë e sot pozon përkrah tyre si kolege.

Ditën e sotme këngëtarja ka ndarë në Instagram një foto shumë të veçantë të saj përkrah Sabri Fejzullahut.

Ajo ka bashkuar dy imazhe, njëri prej i shkrepur shumë vite më parë kur Dhurata ishte ende fëmijë dhe pozonte me Sabri Fejzullahun, që duhet të ketë qenë një nga këngëtaret e saj të preferuar asokohe.

Image

Ndërsa në foton tjetër ajo shihet po ashtu përkrah Sabri Fejzullahut, por fotografia është bërë ditët e fundit, tashmë që Dhurata është një artiste e arrirë. Siç duket Dhurata është emocionuar shumë nga ky kolazh dhe menjëherë e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat