Tayna: Mësojani çikave që ndarja është normale, lejani derën çelë e krahët hapur

Bota e Yjeve

Tayna: Mësojani çikave që ndarja është normale, lejani derën çelë e krahët hapur

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 17:39
Tayna

Vrasja tragjike e 18 vjeçares nga Ferizaj nga dy persona ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.

Pjesë e këtyre reagimeve janë bërë edhe personazhet publike, të cilët njëherësh janë të revoltuar e tejet të shqetësuar.

Në lidhje më këtë ka reaguar edhe reperja nga Prizreni, Tayna e cila ka ngushëlluar rastin.

Reperja ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku i është drejtuar familjarëve që t’i lënë derën hapur vajzave të tyre edhe kur ato dështojnë ose gabojnë.

‘’Ju lutem mësojuni çikave që ndarja është ok! Me u kthy në shpitë vet është ok!Nuk është marre me të dështu lidhja/martesa! Mësojuni që ai që të rreh NUK TË DON! Mësojuni lirinë !Çikës lejani derën çelë e krahët hapur’’, ka shkruar Tayna.

Image
Insta

Në lidhje më këtë ka reaguar edhe reperja, Gjira Kajtazi, e cila ka përcjelle një mesazh vajzave të reja.

“Femrave të reja që përjetojnë dhunë ndaj ‘i dashuri’ dua të ju them: Ai nuk të do ty e as veten e vet”, ka përfunduar ajo.

Image

Të dielën një vajzë e vdekur është dërguar në spital e Ferizajt, ndërsa tashmë policia ka arrestuar të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat