Adrola Dushi pozon me maskën me shqiponjë: Shqiptarët janë raca më e bukur

Bota e Yjeve

Adrola Dushi pozon me maskën me shqiponjë: Shqiptarët janë raca më e bukur

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 14:11
Adrola Dushi

Adrola Dushi arrin që të mahnit fansat me secilën paraqitje që bën.

Ish-Missi konsiderohet si një prej femrave më të bukura shqiptare, me linjat të përkryera trupore dhe bukuri natyrale.

Modelja e famshme njihet edhe për thjeshtësinë e saj dhe “guximin” që shpesh herë të shfaqet pa makijazh.

Por, në imazhet që ka hedhur së fundi përveç thjeshtësisë, Adrola e dëshmoi se sa krenare ndihet që është shqiptare.

Adrola pozoi në disa fotografi ku shihet me një palë xhinse dhe një xhaketë të kuqe të kombinuar me një çantë “Louis Vuitton”.

Modelja bukuroshe në fytyrë mbante një maskë të zezë me emblemën me shqiponjë të kuqe, ndërsa tha se shqiptarët janë një raca më e bukur.

“Trashëgimia shqiptare. Ne jemi raca më e bukur”, ka shkruar Adrola në mbishkrimin e imazheve ku dukej në formë të mrekullueshme.

Kujtojmë që Adrola është nënë e një djali nga martesa e mëparshme.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat