Flet Fjolla Morina për lirimin nga paraburgimi

Bota e Yjeve

Flet Fjolla Morina për lirimin nga paraburgimi

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 19:43
Fjolla Morina

Ka një javë që Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi.

Këngëtarja u shpall e pafajshme nga dy veprat për të cilat akuzohej.

Tani, përmes një fotografie të publikuar, Morina ka falenderuar shtetin si dhe avokatin e saj, Fanol Krasniqi.

“Falemnderit shteti im! Falemnderit avokat”, ka shkruar Fjolla.

Dy ditët e fundit Fjolla ka qenë mjaft e përfolur në medie, pasi dyshohet se këngëtarja i ka dhënë fund martesës me Fisnik Sylën.

Image
Insta

E gjithë kjo erdhi pasi ky i fundit i fshiu të gjitha fotografitë me të në rrjete sociale, e të njëjtën gjë ka bërë edhe Fjolla, teksa dyshja nuk ndjekin as njëri-tjetrin në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat