Ava Max bëhet gati për performancën në Los Angeles, duket mahnitëse e veshur e tëra në të kuqe

Bota e Yjeve

Ava Max bëhet gati për performancën në Los Angeles, duket mahnitëse e veshur e tëra në të kuqe

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 00:14
Ava Max

Ava Max është një prej këngëtareve shqiptare që ka arrit majat e muzikës ndërkombëtare.

Dhe artistja e famshme sonte (2 tetor), po mban koncertin e radhës në kundër të turneut në Amerikës.

Përmes disa imazhe që ka ndarë me mbi 2.4 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ajo tregoi se është bërë gati për shfaqjen në Los Angeles.

Image

27-vjeçarja shihet e veshur në stilin e saj unik, në një kostum me ngjyrë të kuqe nga materiali I lëkurës, të cilin e kompletonin disa detaje me zinxhir metali.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare la të lira flokët e gjata bionde, ndërsa vendoi grim të theksuar duke kombinuar buzëkuqin me veshjen.

“A jeni gati për koncertin në Los Angeles sonte??!!”, ka shkruar Ava në mbishkrimin e imazheve.

Image

Ndërkohë, kujtojmë që së fundi Amanda Koci (emri i vërtetë) u paraqit në ballinën e revistës së njohur “Cosmopolitan Japan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat