Vesa Luma udhëton 30 orë rrugë për të ngrënë tavën e nënës

Bota e Yjeve

Vesa Luma udhëton 30 orë rrugë për të ngrënë tavën e nënës

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 15:06
Vesa me familje

Vesa Luma ka vite që është larguar nga Shqipëria duke udhëtuar në Zelandën e Re për të jetuar me bashkëshortin Big Basta dhe djalin e saj, Lianin.

Së fundi, ajo duket të jetë në vendlindje dhe me këtë rast ka vizituar familjen e saj.

Këngëtarja ka postuar një fotografi ku shihet të jetë një tavë.

Në mbishkrimin e imazhit ajo ka shkruar se është e pregatitur nga e ëma për të cilën ka udhëtuar plotë 30 orë për ta ngrënë.

“Për këtë Tavë që ma bon nana, i boj çdo ditë 30 orë rrugë”, ka qenë mbishkrimi i artistës.

Vesa nuk është artistja e vetme që pavarësisht vendit ku udhëtojnë dhe vazhdojnë jetsën nuk harrojnë ushqimet tradicionale të Kosovës e sidomos nga dora e nënëve.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat