Orinda nxjerr ca sekrete, tregon çfarë babai është Turjani

Bota e Yjeve

Orinda nxjerr ca sekrete, tregon çfarë babai është Turjani

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 13:38
Turjan Hyska me beben

Atara po rritet ditë pas dite dhe tashmë ajo është një bebushe e bukur dhe e shëndetshme 5 muajshe. Mami Orinda, e cila të dielën u kthye në punë me programin e saj “Jo vetëm modë”, ka gjetur pak kohë për të na treguar sfidat e saj si nënë e re që është. Mes  shumë pyetjeve, nuk mund të mungonte edhe ajo se çfarë babai është Turi.

Dhe Orinda ka “përfituar” nga rasti të na rrëfejë edhe ca sekrete të vogla.

“Turjan Hysko është babai më i mirë në botë. Jemi me fat që e kemi. Kurrë nuk do ma merrte mendja që do të ishte kaq shumë i përkushtuar. Ja të themi dhe një sekret. Në orën 01:30 të mëngjesit, Atarën e ushqen Turi, pasi unë i kam dhënë 10 minuta gji. Por mund të flejë lehtësisht dhe të kujdeset ai”, tregon Orinda e cila ka zbuluar dhe diçka tjetër, që tingëllon vërtetë e lezetshme dhe shumëë e vërtetë kur baballarët kujdesen për fëmijët e tyre.

“Nëse të gjitha gocat thonin, “ia lë pa problem mamit”, unë ia lë pa problem Turjanit”, shkruan Orinda.

Dhe e besojmë. Nuk është e vetmja. Sot shumë çifte të reja e ndajnë thuajse njëlloj kohën në mirërritjen e fëmijëve. Dhe është gjëja më e mirë. Sidomos për lidhjen që krijohet me fëmijën.

Moderatorja e njohur gjithashtu ka treguar edhe ku e lë tani që nisi emisonin Atarën.

Ndihmë e madhe në këto raste janë gjyshet dhe Orinda është një mami kaq komode, që do të thotë nuk ka dyshime dhe nuk bëhet gricëse, si shumë prej nesh.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat