Rina Balaj prezanton ndryshimin e ri në pamje

Bota e Yjeve

Rina Balaj prezanton ndryshimin e ri në pamje

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 18:19
Rina Balaj

Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, duket se po shijon pushimet në Turqi.

Ndërkohë që është aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjete sociale, ajo shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Artistja, e cila shquhet për ndryshimet në pamje, edhe këtë herë ka bërë një transformim.

Duke pozuar nga ura e famshme në Turqi, ajo e Bosforit, 21-vjeçarja mori vëmendje me flokët e shkurtra si bionde.

“Qëllojani destinacionin tim të radhës”, ka qenë përshkrimi i fotografisë duke njoftuar fansat se ka në plan për pushime të tjera.

Image

Sidoqoftë, reagimet në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet dhe me përplot aludime.

Rina përndryshe këtë kohë ka nisur punën edhe për një album të ri, që pritet të finalizohet së shpejti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat