Soni Malaj shkëlqen në skenë

Bota e Yjeve

Soni Malaj shkëlqen në skenë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 07:47
Soni Malaj

Këngëtarja e njohur Soni Malaj, ka festuar ditëlindjen dhe ka zgjedhur pikërisht këtë ditë të veçantë për të na prezantuar me të bijën, portretin e plotë të së cilës ajo është kujdesur të mos na e tregojë kurrë.

Deri më sot, kur të dyja nënë e bijë janë ngjitur në skenë ku kanë kënduar një nga këngët e Sonit së bashku, “E vogëla”. Anna, një zonjushë e vërtetë e ka përballuar me sukses daljen e saj për herë të parë në skenë, ku sigurisht siguria e saj më e madhe ka qenë nëna e saj e famshme.

Soni Malaj, e cila mbushi 40 vjeç, ka marrë urime të shumta nga miqtë e kolegët, ndërsa nuk ka munguar as urimi i balerinit italian Mirko Luccarelli, ish-bashkëshorti i saj, i cili me një foto nga Dancing with the stars i shkruan “Shumë urime shpirtissima. Edhe 100”.

 
Image

Mbrëmjen e djeshme Soni e kaloi në një atmosferë tepër të veçantë me miqtë e saj, ku nuk kanë munguar surprizat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat