Eni Koçi paralajmëron rikthimin në muzikë

Bota e Yjeve

Eni Koçi paralajmëron rikthimin në muzikë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 10:44
Eni Koçi

Eni Koçi prej muajsh nuk ka qenë aktive në muzikë dhe padyshim që fansat ia kanë ndjerë mungesën.

Mesa duket periudhës së pauzës do t’i vijë fundi shumë shpejt pasi artistja ka bërë të ditur se do të rikthehet jo me një, por me 3 këngë të reja.

Këtë e ka zbuluar në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku është pyetur se kur do të sjellë ndonjë këngë të re.

Image
Insta

“Tani jam në përfundim të tri këngëve të reja, besoj e para publikohet muajin tjetër”, është përgjigjur Eni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat