Ky mund të jetë kostumi më popullor për Halloween

Bota e Yjeve

Ky mund të jetë kostumi më popullor për Halloween

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 17:24
Kim Kardashian

Kur Kim Kardashian doli me kostumin e saj tërësisht të zi, Balenciaga që i mbulonte fytyrën në Met Gala muajin e kaluar, u bë veshja më e komentuar në mbarë botën.

Tani që Halloween është vetëm ca orë larg, veshja e Kim ka shumë gjasa të dominojë kostumet e frikshme të festës.

Madje disa personazhe të internetit kanë nisur në vigjilje të festës provat e para me veshjen, që mbulon tërësisht çdo pjesë të trupit.

Sipas disa prej revistave më me ndikim në botë, kostumi i zi alla Kim duket se do të ndikojë bindshëm idetë e së dielës.

Dhe nuk do të ishte aspak ide e keqe, por le të presim datën 31!

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat