Iu nënshtrua ndërhyrjeve plastike? Kendall Jenner kapet mat

Bota e Yjeve

Iu nënshtrua ndërhyrjeve plastike? Kendall Jenner kapet mat

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 21:33
Kendall Jenner

Kendall Jenner nuk mundi t’u shpëtonte paparacëve pasi doli nga klinika e një kirurgu plastik me një maskë që i mbulonte gjithë fytyrën. Kendall njihet si më pak e tunduara nga motrat Kardashian-Jenner sa u përket ndërhyrjeve plastike në fytyrë e trup. Megjithatë, fansat s’janë më të sigurt pas fotove të fundit të siguruara nga paparacët.

Në fotot e publikuara nga The Sun, modelja mund të shihet duke mbajtur kokën ulur teksa po dilte nga një ndërtesë ku ndodhet zyra e kirurgut plastik Dr. Jason B Diamond.

Ylli i Keeping Up With the Kardashians e kishte fytyrën të mbuluar me një maskë të bardhë kolagjeni, ndërsa vazhdoi të mbante një maskë të bardhë për fytyrën dhe syze dielli të errëta për të shmangur idëntifikimin, por kjo gjë ka qenë e vështirë për të.

Mjeku është i specializuar për një sërë trajtimesh, të tilla si trajtime të fytyrës, botox, mbushës, tërheqje të lëkurës, ngritje të fytyrës, operacione të hundës dhe shumë të tjera.

Nuk dimë se çfarë ka bërë Kendall, por nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje, vështirë se mund t’i shpëtojë syrit të mprehtë të njerëzve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat