Ana Kabashi shfaqet tërheqëse edhe në kostumin e natës së Halloween

Bota e Yjeve

Ana Kabashi shfaqet tërheqëse edhe në kostumin e natës së Halloween

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 09:01
Ana Kabashi

Kanë filluar festimet e natës së Halloween e cila zyrtarisht mbahet sot (31 tetor).

Shumë emra të njohur të estradës kanë përzgjedhur kostume interesante për tu shndërruar në një pamje që rrallë herë i shohim.

Edhe këngëtarja, Ana Kabashi ka përzgjedhur një kostum më ndryshe se herët e tjera, por që edhe kësaj radhe u kujdes të dukej joshëse dhe të theksonte linjat për të cilat komentohet vazhdimisht.

E veshur e tëra në të zeza, me një trupore me dekolte të hapur e stiluar me zinxhirë sipër, Ana vendosi të dukej si ‘macë’, ndërsa u shfaq tejet atraktive dhe më në formë se asnjëherë më parë.

“Shpirti i “Natës së Shtrigave”, thyej rregullat!! 3 pluma t’fundit”, ka shkruar Ana në mbishkrimin e imazheve që ndau me fansat në Instagram.

Ndryshe, Ana mbetet aktive me projekte muzikore, kënga e saj e fundit “Sa kem pi” erdhi e vizuelizuar edhe me videoklip, ndërsa po punon për këngë të reja. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat