Kim Kardashian dhe Pete Davidson darkojnë së bashku në Staten Island

Bota e Yjeve

Kim Kardashian dhe Pete Davidson darkojnë së bashku në Staten Island

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 09:55
Kim Kardashian

Kim Kardashian dhe Pete Davidson po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku, gjersa thashethemet po vazhdojnë për një romancë të mundshme dashurie.

Themeluesja e “Skims”, 41 vjeçe, dhe ylli i “Saturday Night Live”, 27 vjeç, u panë të martën në mbrëmje duke darkuar së bashku në vendlindjen e komedianit, Staten Island.

TMZ raportoi se dyshja shkuan në një restorant italian të quajtur Campania. Ndërkohë, Page Six raportoi se Davidson rezervoi një pjesë vetëm për ta.

Image

Në vitin 2019, Davidson i tha Paper Magazine se Campania ishte një nga pikat e tij të preferuara në Staten Island.

Kardashian ka qenë në Neë York këtë javë për të marrë pjesë në një event të ‘Wall Street Journal’, ku është shpërblyer edhe me një çmim.

Ylli televiziv dhe aktori i “Suicide Squad” bënë bujë në tetor kur u shfaqën së bashku në një skeç në “SNL” duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin. Ata ishin në rolin e Jasmine dhe Aladdin.

Image

Fundjavën e kaluar, Kardashian dhe Davidson po ashtu u panë së bashku në një xhiro në fermën Knott në Kaliforninë Jugore.

Një burim i tha revistës People se ata ‘kanë kimi’.

“Pete mund të jetë super simpatik dhe Kim e do vëmendjen”, shtoi burimi. Kardashian “po argëtohet dhe po shijon jetën” pas ndarjes nga Kanye West.

“Fokusi i saj është ende te fëmijët dhe puna, por mund të thuash që ajo është gati për një lidhje të re”, tha burimi. “Ajo është shumë e lumtur dhe në një vend të mirë". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat