Britney Spears pozon topless në dhomën e gjumit, këngëtarja: Kjo është hera e parë që…

Bota e Yjeve

Britney Spears pozon topless në dhomën e gjumit, këngëtarja: Kjo është hera e parë që…

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 12:20
Britney Spears

Nuk është hera e parë që Britney Spears pozon topless, por këtë herë foton e ka shkrepur vetë. Këngëtarja zbuloi në Instagram se kjo është hera e parë që merr një aparat fotografik në dhomën e saj të gjumit, pasi prej 13 vitesh ka qenë nën kontrollin e të atit, Jamie Spears.

Artistja pozoi e veshur me tanga të verdha pranë shtratit të saj, shkruan “Page Six”.

“Unë përdora dje një aparat fotografik në dhomën time për herë të parë… E vendosa në stendë dhe me anë të kohëmatësit realizova këtë foto!”, shkroi 39-vjeçarja krah imazhit.

Image

Britney Spears akuzoi një javë më parë të ëmën se ishte ajo që i dha idenë e kujdestarisë babait të saj.

Babai im mund ta ketë filluar kujdestarinë 13 vjet më parë… por ajo që njerëzit nuk dinë është se nëna ime është ajo që i dha atij idenë. Nuk do t’i kthej kurrë mbrapsht ato vite. Ajo më shkatërroi fshehurazi jetën!“.

Duke iu drejtuar nënës së saj, Lynne Spears, ylli i popit shtoi: “Ti e di saktësisht se çfarë ke bërë… babai im nuk është aq i zgjuar sa të mendonte vetë për një konservatorizëm.”

Image

Ndërsa në një postim në Instastory, artisja zgjodhi të ndante me ndjekësit një shprehje, e cila i referohej nënës së saj: “Kafsha më e rrezikshme në botë është një grua e heshtur, e buzëqeshur“.

Image

Më 29 shtator, Jamie, u pezullua zyrtarisht nga kujdestaria e Britney-t pasi gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit, Brenda Penny, doli në përfundimin që marrëveshja e tyre ishte bërë një “mjedis toksik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat