“Zemra ime të përket ty”, Justin Bieber dedikim romantik për ditëlindjen e 25-të bashkëshortes

Bota e Yjeve

“Zemra ime të përket ty”, Justin Bieber dedikim romantik për ditëlindjen e 25-të bashkëshortes

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 16:59
Justin Bieber dhe Hailey

Hailey Bieber festoi ditëlindjen e saj të 25-të duke ndarë disa fotografi me bashkëshortin e saj, Justin, në llogarinë e Instagram-it.

Modelja e njohur u pa duke pozuar me partnerin e saj 27-vjeçar teksa të dy ishin të veshur me të zezë, dhe shkëlqenin përkrah njëri-tjetrit.

Ajo gjithashtu ndau disa postime të urimeve që kishte marrë nga familja dhe miqtë e saj në InstaStory.

Por, urimi më i veçantë për të ishte padyshim ai i bashkëshortit të saj, këngëtarit kanadez, i cili bërë një dedikim romantik për partneren e tij.

“Për ditëlindjen e të dashurës time. Zemra ime të përket ty. Sytë e mi të përkasin ty, buzët e mia të përkasin ty. Jam i yti. Unë jam shumë i bekuar që jam i juaji. Ti je e imja përgjithmonë. Jeta nuk ka pasur kurrë më shumë kuptim derisa u bëre gruaja ime. Unë kurrë nuk do të ndalem së dashuruari me ty, nuk do të ndalem kurrë së mbajturi ty dhe nuk do të ndalem kurrë së mbrojturi ty. Ti mbretëresha ime je më se e mjaftueshme për mua dhe do ta kaloj çdo ditë duke të bërë të ndihesh si mbretëresha që je. Siç do të thoshte gjyshja jote me theksin e saj portugez, “urime ditëlindja zemër”, të dua deri në fund të kohës dhe pastaj pas kësaj”, ka shkruar Justin në urimin për modelen.

Ndërsa, të dy ata postuan disa fotografi nga dukja në këtë natë, Hailey zgjodhi të veshë një fustan të zi prej kadifeje, i cili ia theksonte linjat joshës të trupit, ajo kombinoi një palë këpucë me taka të larta që përputheshin me veshjen e saj.

ImageNdërkohë, Justin pantallona të zi, bluzë të bardhë dhe pallto lëkure po ashtu me ngjyrë të zezë..

Çifti, u martua në vitin 2018, ndërsa ka shprehur dëshirën që shumë shpejt të bëhen prindër.

Ndryshe, ylli i muzikës ditë më parë njoftoi për datat e turneut të tij botërorë, që fillon në maj të vitit 2022.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat