Rina Balaj vjen me poza provokuese

Bota e Yjeve

Rina Balaj vjen me poza provokuese

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 07:59
Rina Balaj

Rina Balaj krahas projekteve muzikore, është tejet aktive edhe në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur numëron mbi 338 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, e ku sjell vazhdimisht imazhe që komentohen e marrin vëmendje.

Edhe së fundmi, nuk ishte më ndryshe, pasi ajo postoi disa fotografi në të cilat padyshim në fokus vendosin linjat e saj joshëse.

Rina provokoj në postimin e radhës me disa poza nga shtëpia e saj, e veshur në një kombinim me stil nga materiali xhinse, ndërsa me pantallona të zbërthyer ajo zbuloi edhe të brendshmet.

“Gjithçka që ai dëshiron për krishtlindje jam unë”, ka shkruar krijuesja e këngës “Mia”, ndërkohë, të shumta ishin edhe pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave të saj.

Ndryshe, kujtojmë që në fillim të muajit nëntor, Rina lansoi albumin e saj të parë në karrierë “Balerina”, i cili u prit mirë nga adhuruesit e këngëtares. 

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat