Bebe Rexha iu blen prindërve të saj një shtëpi të re

Bota e Yjeve

Bebe Rexha iu blen prindërve të saj një shtëpi të re

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 10:02
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, po kthehej në shtëpinë e prindërve të saj në New York, kur u ndalua për një intervistë nga TMZ në “Los Angeles International Airport”.

Ajo u pyet nga gazetari i tabloidit amerikan në lidhje me disa reagime të saj të fundit ndaj mbrëmjeve të çmimeve të muzikës, për të cilat pati kritika, pasi asnjë prej tyre nuk vlerësuan tri këngët e saj: “Meant to be”, “In the name of love” dhe “Me, myself and I”, të cilat kanë me miliarda dëgjime në Spotify.

Duke u shprehur e zhgënjyer dhe se nuk i interesojnë më çmimet, artistja emri i vërtetë i së cilës Bleta Rexha, u shpreh se ajo ka gjetur paqen duke e ditur atë se çfarë mund të bëjë për familjen e saj.

“Unë nuk dua t’ia di, krejt çfarë di është do vazhdoj të kompozoj dhe shkruaj më të mirën që mundem. Të bëj atë që mundem për t’u kujdesur për mamanë time, për babanë tim, familjen time dhe jam duke blerë një shtëpi tani dhe kjo është”, tha Bebe Rexha për TMZ.

E ngacmuar nga gazetari me pyetjen se ku po ua blen shtëpinë e re prindërve, 32-vjeçarja me shaka iu përgjigj duke thënë: “Duhet të tregoj se ku?”.

Më pas, Rexha e bëri të ditur se bëhet fjalë për regjionin The East Cost, që ndodhet në bregun lindor të kontinentit amerikan.

“Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja”, tha këngëtarja e hitit “In the name of love”, së cilës gazetari shtoi duke i thënë se kjo duhet të jetë maja e suksesit për të – të pasurit një mundësi për t’u blerë shtëpi prindërve të saj.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat