Si u veshën VIP-at në eventin e rëndësishëm në Turqi

Bota e Yjeve

Si u veshën VIP-at në eventin e rëndësishëm në Turqi

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 08:48
Demet Ozdemir

U mbajt mbrëmjen e djeshme në Turqi eventi “Golden Butterfly Awards”, ku morën pjesë shumë aktorë e aktore të njohur të kinematografisë dhe u ndanë çmime të rëndësishme.

Një vëmendje të madhe mori edhe veshja e aktoreve, të cilat u shfaqën shumë elegante dhe e zeza mbizotëroi.

Të ftuar ishin aktore si Demet Ozdemir e njohur si Zejnep nga seriali “Shtëpia ime, fati im”, Gokçe Bahadir e njohur si Oja nga seriali “Vrasje të vogla”, Ayça Aysin Turan e njohur si Firuze nga “Stuhi dashurie”, Nurgul Yesilçay e njohur si Gylperi e shumë të tjera, fotot e të cilave mund t’i shihni më poshtë.

Ndërkohë aktorët që morën çmime ishin: Çaglar Ertugrul si aktori më i mirë, Ayça Aysin Turan si aktorja më e mirë.

“Dashuria është në ajër” seriali më i mirë komedi romantike, Hande Erçel dhe Kerem Bursin çifti më i mirë i serialeve televizive.

Image
Ayça Aysin Turan

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat