Pink surprizon fansen e saj të sëmurë me tumor, i plotësoi dëshirën e saj

Bota e Yjeve

Pink surprizon fansen e saj të sëmurë me tumor, i plotësoi dëshirën e saj

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 10:51
Pink

Këngëtarja me famë botërore Pink, ka surprizuar fansen e saj, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë, me një gjest shumë të bukur. Pink është njohur gjithmonë si një artiste që interesohet shumë për fansat e saj dhe herë pas here është përpjekur që të gjendet pranë tyre.

Diane Berberian, është vetëm 16 vjeç dhe vuan nga kanceri. Dëshira e saj më e madhe ishte që të zhvillonte një bisedë me yllin e popit. Diane mundi të bisedonte me Pink rreth 30 minuta në “Zoom” dhe ndau  një pjesë nga biseda e saj në rrjetet sociale.

Mbas bisedës që fansja me artisten pastën së bashku, Berberian u shpreh se kishte qenë shumë e emocionuar kur mori vesh se do të kishte një bisedë me të.

Image
Foto nga surpriza

“Ti ma bërë ditën edhe më të bukur, nuk e di se çfarë kam në listën time, sepse deri tani ju ishit në krye të saj.

Image
Pink

Dita ime nis gjithmonë me një këngë të Pink”- u shpreh  Diane Berberian.

Image
Pink
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat