Kylie “sqaron” nje herë e mirë thashethemet e shtatzënisë

Bota e Yjeve

Kylie “sqaron” nje herë e mirë thashethemet e shtatzënisë

Më: 16 janar 2022 Në ora: 14:32
Kylie Jenner

Vajza e Kim Kardashian, Chicago West dhe vogëlushja e Kylie Jenner, Stormi Webster festuan ditëlindjet e bebusheve së bashku.

Nënat publikuan momentet e bukura në llogaritë e tyre të “Instagram” të dielën për të dokumentuar festimet madhështore të ditëlindjes, e cila ishte me temën e kukullës Barbie dhe LOL.

Ndërsa Chicago feston sot ditëlindjen, Stormi i është bashkuar familjes për një festë para ditëlindjes në mënyrë që vogëlushet të gëzojnë të dyja.

Në fotot e shpërndara nga nënat e “Keeping Up With The Kardashians”, fansat mund të dallonin një pankartë rozë të adhurueshme që lexonte emrin e Stormit dhe të Chicagos.

Në një foto tjetër të shpërndarë nga Kim, një sfond i mbushur me tullumbace ishte vendosur për fotot.

“Princesha” e Kim Kardashian Chicago, u vesh me një veshje tërësisht rozë për të shënuar ditën e saj të veçantë dhe e kombinoi look-un e saj me një xhaketë pellushi. Vajzës së ditëlindjes i është bashkuar edhe kushërira Dream, vajza e Rob Kardashian.

Një nga gjërat që tërhoqi më shumë vemëndjen, ka qenë edhe një nga postimet në “story” të Kylie Jenner, e cila na hoqi kuriozitetin për shtatzëninë e saj. Ajo publikoi një selfie në pasqyrë, ku dukej barku ende i rrumbullakosur.

Image
Instagram
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat