Kërkesa e Yllka Gashit, Dua Lipa e shpërndan fotografinë e filmit “Zgjoi”

Bota e Yjeve

Kërkesa e Yllka Gashit, Dua Lipa e shpërndan fotografinë e filmit “Zgjoi”

Më: 26 janar 2022 Në ora: 20:00
Yllka Gashi, Dua Lipa, Blerta Basholli

Këngëtarja Dua Lipa e ka shpërndarë sot në Instagram fotografinë e filmit “Zgjoi”.

Kjo pasi aktorja kryesore e filmit, Yllka Gashi, u ka bërë thirrje të gjithëve që ta shpërndajnë sa më shumë këtë fotografi në rrjete sociale, për të siguruar nominimin për Oscars 2022.

Gashi ka bërë të ditur se nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars.

Image
Insta

“Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim.  Duke ju falënderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale”,ka shkruar Gashi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat