Ronela Hajati finalizon me videoklip këngën “Sekret”

Bota e Yjeve

Ronela Hajati finalizon me videoklip këngën “Sekret”

Më: 4 mars 2022 Në ora: 16:41
Ronela Hajati

Ronela Hajati ka finalizuar me videoklip këngën e re.

“Sekret” mban titullin kënga fituese e RTSH-së, me të cilën Ronela do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2022,

Ka disa javë që Ronela ka paralajmëruar se po bën maximumin që këngën ta sjellë edhe me videoklip, gjë të cilën e finalizoi sot.

Theksojmë se në listën e shteteve të publikuara nga Eurovision që do të përformojnë dy netën e para, Ronela me këngën “Sekret” do jetë e para që do përformojë.

Ndryshe, në vitin 2022 Eurvisioni do të mbahet në Itali, pasi kënga fituese e viti 2021 ishte “Zitti e Buoni” nga rock grupi Maneskin. Kurse 12 maj deri më 14 maj janë datat kur do të mbahet Festivali Europian i Këngës.

Image
Lista e shteteve të publikuara nga Eurovision

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat