Catwoman dhe Batman më të bukur se kurrë!

Bota e Yjeve

Catwoman dhe Batman më të bukur se kurrë!

Më: 5 mars 2022 Në ora: 10:08
Robert Pattison dhe Zoe Kravitz

Aktorët e Hollywoodit, Robert Pattison dhe Zoe Kravitz po konsiderohen si dyshja më fantastike në ekranin e filmave.

Këta të dy do luajnë si Catwoman dhe Batman në filmin e ri “The Batman” i cili u lansua të premten.

E për hir të filmit të ri, këta të dy kanë vendosur të bëjnë një set fotografik së bashku.

Aktorja, 33 vjeçe, dukej sensacionale afër aktorit Robert, 35 vjeç.

Nga ana tjetër, një numër kritikësh kanë komentuar filmin e ri të Batman si një “film të mirë” në përgjithësi, pavarësisht të metave të tij, me disa që përmendin ndjekjet e tij mbresëlënëse me makinë dhe skenat e luftimeve.

 Batman vetëm se është publikuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara të premten, më 4 mars.

Edhe pse është në rrugën e duhur për premierën globale këtë javë, Warner Bros zbuloi të hënën se kishte anuluar shfaqjen në Rusi të filmit ndërsa konflikti vdekjeprurës në Ukrainë po vazhdon.

Image
Robert Pattison dhe Zoe Kravitz

Fillimisht ishte planifikuar për 2 mars. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat