“As unë si ti” Beatrix i bën “diss” me këngë Borës?

Bota e Yjeve

“As unë si ti” Beatrix i bën “diss” me këngë Borës?

Më: 1 prill 2022 Në ora: 19:26
Beatrix

Ishte njëra nga personazhet më të komentuara të kësaj sezone në "BBV".

Fjala është për këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila sa ishte pjesë e këtij spektakli krioj një lidhje me aktorin Donald Veshaj. Ky i fundit më herët ishte në lidhje me moderatoren Bora Zemani.

Ramosaj pasi u largua nga ky spektakel i krijoi këngë Donaldit, ku mori miliona klikime.

Image
Beatrix

Mirëpo kjo lidhje nuk zgjati shumë pasi çifti u nda pak kohë pas përfundimit të spektaklit.

Ndërsa në këtë kohë Beatrix po vazhdon të punoj në aspektin profesional.

Këngëtarja përmes një postimi në “Instagram” ka njoftuar se sot në ora 20:00 ajo do ta publikoj një këngë të cilën ka vendosur ta titulloj “As unë si ti”.

Titulli i këngës lë për të nënkuptuar shumë dhe duket se këngëtarja po iu drejtohet Borës.

Kujtojmë se para pak kohësh Donaldi publikoi këngë ku supozohet se ia dedikoi ish-të dashures Bora Zemani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat