Ja kush do ta zëvendësojë Kanye West në “Coachella”

Bota e Yjeve

Ja kush do ta zëvendësojë Kanye West në “Coachella”

Më: 7 prill 2022 Në ora: 00:37
Kanye West

“Coachella” ka gjetur një zëvendësues tjetër për reperin Kanye West – i cili u tërhoq nga festivali prestigjioz në moment të fundit.

Festivali muzikor me bazë në Kaliforni publikoi një poster të ri në “Instagram” të mërkurën në mëngjes që liston The Weeknd dhe Swedish House Mafia si interpretuesit që marrin përsipër vendin e West.

Nga ana tjetër edhe The Weeknd e ka zyrtarizuar lajmin, duke e ripostuar posterin në faqen e tij të “Instagram”-it.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Coachella (@coachella)

Shumë fansa u lumturuan që këngëtari do të jetë pjesë e festivalit, madje edhe vetë modelja e njohur Kendall Jenner bashkohet me njerëzit e tjerë, duke komentuar në postin e The Weeknd me një ’emoji’ që lutet.

Reperi miliarder ishte planifikuar të performonte në datat 7 dhe 24 prill, por ai vendosi të shkonte në eventin Indio të Kalifornisë e cila fillon fundjavën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat